Derma-pen (Microneedling)
Dermapen
Eshtë një pajisje e vogël që i ngjan një stilolapsi dhe përdoret për mikroshpime tek njerëzit me probleme të lëkurës dhe ajo që arrihet është një lëkurë e forcuar, rinuar dhe me shkëlqim.
Kjo është teknikë minimalisht invazive, jo-kirurgjikale për rinovimin e lëkurës, një pajisje mjekësore e automatizuar për të krijuar mikrokanale në lëkurë për stimulimin e shtuar të qarkullimit dhe prodhimin natyral të kolagjenitnë zonën e trajtuar.
Ky kolagjen i krijuar i ofron lëkurës mbështetje shtesë dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe cilësisë së saj. Kjo pajisje adopton teknikën tradicionale kineze për akupunkturës vetëm se këtu, rezultati i synuar nuk është për të zvogëluar dhimbjen, por për të përmirësuar pamjen e saj. Numri i seancave të trajtimit të nevojshëm për të arritur rezultate optimale ndryshon nga pacienti në pacient në varësi të qëllimeve estetike të gjithsecilit.
Zakonisht rekomandojmë një seri prej 3-6 seanca trajtimi me një distancë prej afërsisht 4-6 javë. Disa pacientë mund të përjetojnë disa efekte anësore të përkohshme, duke përfshirë skuqjen e fytyrës në zonën e trajtuar, të ngjashme me një djegie të lehtë nga dielli. Këto efekte anësore janë zakonisht të lehta dhe përgjithësisht zhduken vetë brenda 3-5 ditë pas një seance trajtimi.
Perfitimet e Dermapenit
- Stimulon prodhimin e kolagjenit
- I sigurt për shumicën e llojeve të lëkurës
- Trajton linjat e holla
- Përmirëson strukturën e lëkurës
- Redukton pamjen e poreve të mëdha
- Përmirëson efektet e produkteve lokale të kujdesit të lëkurës
- Stimulon qarkullimin
- Përmirëson shëndetin e përgjithshëm të lëkurës








