Pastrimi i thellë i fytyrës.

Cfare eshte pastrimi i thelle i fytyres?

 

  • Pastrimi i thellë i fytyrës është i nevojshëm për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar vazhdimisht.
  • Pastrimi i thellë i fytyrës quhet procesi në të cilin synojmë të pastrojmë poret, duke bërë të mundur heqjen e pikave bardh e zi, duke hequr qelizat e vdekura dhe të gjitha papastërtitë që pacienti grumbullon me kalimin e kohës.

 

Ky trajtim realizohet me

disa hapa:

  1. Largimi i papastërtive dhe make-up nga lekura me qumështin dhe tonikun.
  2.  Skrub i fytyres. Permes tij largohen qelizat e vdekura, me qellim qe te realizohet nje pastrim me i mire te subumit (pikave), si dhe lejon depërtimin e produkteve estetike kuruese.
  3.  Hapja e poreve, qe realizohet me ndihmen e aparatit te avullit.
  4.  Hapi i katërt nënkupton pastrimin e poreve, duke ushtruar presion të lehtë në lëkurën e fytyrës. (Kjo gjë realizohet gjithmonë duke mbajtur veshur doreza).
  5.  Aplikohet një maskë e përshtatshme me tipin e lëkurës suaj,hidratuese dhe ushqyese
    -Serum me vitamin C / serum aloe vera / whitening Serum ( per ushqyerjen e thelle te lekures, rritjen e elasticitetit dhe zbardhjen e saj.
    -Krem hidratues me acid hyaluronic (per nje rigjenerim total )
  6. Hapi i gjashtë HighFrequenc për fytyrat me tendence akneike duke bere te mundur riaktivizimin e qelizave te lekures dhe në fund masazh lifting per perthithjen e kremit dhe relaxim.

Dhe pas trajtimit

ju do e adhuroni

lekuren e fytyres tuaj…

Pastrim i thellë i fytyrës
× How can I help you?