Sale!

Solgar – Formula VM-75®

Original price was: 2900 L.Current price is: 2650 L.

Përshkrimi i Produktit

Formulë komplekse me vitamina, minerale, antioksidantë, baza bimor në formë pluhuri (lucernë, acerolë, majdanoz, lakrishtë, kaçë) dhe bioflavonoide në vetëm një tabletë në ditë.

Në mes tjerash, përmban vitaminën C e cila kontribuon në mirëmbajtjen e funksionit normal të sistemit imunitar gjatë dhe pas kohës së aktivitetit fizik intensiv, vitaminën E e cila kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, vitaminat B1B2B6 dhe B12 të cilat kontribuojnë në metabolizmin normal të krijimit të energjisë, vitaminat B2B3B5B6 dhe B12 si dhe acidin folik të cilat kontribuojnë në zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes, zinkun i cili kontribuon në funksionimin normal kognitiv si dhe vitaminën D dhe magnezin të cilët kontribuojnë në mirëmbajtjen e funksionimit normal të muskujve.

Përdorimi: 1 kapsulë përfypëse në ditë, gjatë ushqimit.

Eshtë fjala për formulën cilësore, biologjikisht të balancuar të vitaminave dhe mineraleve të dedikuar për të gjithë në të cilët është e shprehur nevoja e shtuar për shtesë me vitamina. Kjo formulë e pasur është efikase në sigurimin e lëndëve ushqyese të rëndësishme për organizmin – nga vitaminat dhe mineralet e deri te elementet gjurmë.

Teknologjia që e bën të veçantë

Teknologjia më e re, që është tipari kryesor i produkteve Solgar, në VM-75® ofron formë të re të mineraleve të kelatuara (të lidhur me aminoacide, pasi në gjendje të tillë gjenden në nafyrë dhe organizmi vetëm në atë formë i njeh). p.sh. hekuri në formë të bisglicinatit është lehtë i tolerueshëm në sistemin tretës, pa shfaqje të konstipacionit apo bori – lëndë ushqimore e rëndësishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave.

Vitaminat e grupit B e mbështesin metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Vitamina C krahas bioflavonoideve me të cilat vepron në mënyrën sinergjike dhe hesperidinës, ka veprim antioksidues të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit, shtypjes së gjakut dhe densitetit të eshtrave.

VM-75® rekomandohet për:

  • Personat të cilët janë të diagnostikuar me mungesë të vitaminave dhe mineraleve
  • Personat në dieta të kufizuara dhe në dieta klinike
  • Personat të cilët ushqehen vetëm me një lloj të ushqimit apo që hanë në mënyrë të çrregullt
  • Personat të cilët e “shijojnë” ushqimin fast food dhe që hanë në këmbë
  • Veganët
  • Personat të cilët “harxhojnë” shumë energji – sportistët, aktorët, menaxherët, politikanët
  • Personat e moshës së tretë
  • Personat të cilët udhëtojnë shumë apo ndryshojnë klimën dhe regjimin e të ushqyerit.

Është e dobishme të dihet:

Me mënyrën e sotme të të ushqyerit – kur ushqimi rritet me ndihmën e pesticideve dhe plehut artificial, ndërsa shumë nga ushqimet importohen, vështirë që mund të thuhet se mund të plotësohen nevojat e organizmit me vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, mënyra e përgatitjes së ushqimit në mikrovalë, edhe sistemi i ngrohjes së ushqimit të cilin e kemi përgatitur më herët, nuk e mundësojnë përmbushjen e nevojave të organizmit me mikro-elementët ushqimore apo me substancat esenciale.
Parimi ushqimor bazë thotë – ushqimi gjithnjë duhet të hahet i freskët, pa e ngrohur sërish.

Category:

Formulë komplekse me vitamina, minerale, antioksidantë, baza bimor në formë pluhuri (lucernë, acerolë, majdanoz, lakrishtë, kaçë) dhe bioflavonoide në vetëm një tabletë në ditë.

Firma

Solgar

Mosha

18+

Forma

Tableta

Sasia

30

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Solgar – Formula VM-75®”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

× How can I help you?